Gazeta KOHA ka siguruar fotografi ekskluzive pasi familja dhe avokatët arrijnë ta gjejnë Sanduloviqin
Terroristi Milan Radojçiq është njëri nga personat e maskuar që bashkë me pjesëtarë tjerë të shërbimit sekret serb – BIA, rrëmbyen dhe keqtrajtuan kryetarin e Partisë Republika Serbe, Nikola Sanduloviq, shkruan gazeta KOHA.
Sanduloviq u rrëmbye dje nga Agjencia e Inteligjencës Serbe (BIA) rreth orës 16:00, ndërsa ishte çuar në vend të panjohur ku ishte rrahur rëndë, ndërsa ka mbetur i paralizuar në anën e djathtë, të thyera këmbë e duar, ndërsa ka pësuar goditje të shumta edhe në kokë.
Megjithatë, pjesëtarë të familjes së Sanduloviqit thonë se Milan Radojçiq ka qenë pjesë e grupit të BIA-s, ndërsa edhe pse ka qenë i maskuar Sanduloviqi ka arritur ta identifikojë, transmeton KOHA.
Duhet theksuar se rrëmbimi i Sanduloviqit ka ndodhur pas vizitës së Sanduloviqit në varrezat e Jasharajve në Prekaz, ndërsa vet ai i nxorri fotot në rrjetin social X dhe bëri thirrje për ballafaqim me të kaluarën. Pas kësaj vijoi një fushatë e egër kundër tij nga mediat e regjimit të Vuçiçit, pas çka BIA serbe e rrëmbeu dhe e keqtrajtuan.
Edhe avokati i Sanduliviqit, Çedomir Stojkoviq, përmes një postimi në X, ka konfirmuar se rrëmbimi dhe keqtrajtimi ka ndodhë vetëm një ditë pas postimit të tij në rrjetin X ku u shpreh ngushëllime shqiptarëve në Kosovë për eliminimin e 50 anëtarëve të familjes Jashari në vitin 1998.
Sipas tij, ky është një tregues i qartë i politikës së Aleksandër Vuçiqit ndaj Kosovës dhe një tregues i qartë i synimeve të tij në Kosovë.
“Kushdo nga Serbia që bashkëpunon me Kosovën ose ballafaqohet me të kaluarën, do të jetë në shënjestër të autoriteteve, mediave dhe gjithçka që vjen me të”, shkroi në X, avokati Çedomir Stojkoviq.
Nikolla Sanduloviq ishte dërguar në një vend të panjohur, ndërsa policia ashtu edhe BIA nuk kishin pranuar të informojnë gruan e Nikollës për vendndodhjen e tij dhe familja e tij po kalonte kohë të vështira.
Gazeta KOHA ka siguruar fotografi ekskluzive pasi familja dhe avokatët arrijnë ta gjejnë Sanduloviqin.
Ndryshe, Milan Radojçiq është shpallur në kërkim si nga Policia e Kosovës ashtu edhe nga Interpoli, pasi i njëjti sulmoi dhe vrau një polic shqiptar në Banjskë të Veriut të Kosovës.
Megjithatë, edhe pse jeton në Beograd, regjimi i presidentit Vuçiq nuk pranon ta arrestojë apo ta dorëzojë në Kosovë. (koha.mk)