Joan Laporta nuk është i shqetësuar për ardhjen e mundshme të Kylian Mbappé te Real Madridi. Presidenti i Barcelonës e ka bërë shumë të qartë në një intervistë për “Mundo Deportivo” se, sipas këndvështrimit të tij, klubi i bardhë mund të ketë probleme nëse arrin të nënshkruajë me sulmuesin francez.
Kreu i blaugranave konsideron se një operacion i këtyre karakteristikave ka shumë gjasa “të shtrembërojë dhomën e zhveshjes së merenguesve”. “Aspak, aspak nuk jemi xhelozë. Gjithashtu, nuk e di nëse do ta marrin apo jo. Do të shohim”, – është përgjigjur Laporta në intervistën e lartpërmendur, kur është pyetur nëse e ka apo jo zili Real Madridin.
Presidenti i Barcelonës shtoi se nuk ka informacion për këtë, por përdor intuitën: “Atje kanë një problem. Duhet të shesin një lojtar, nëse Mbappé vjen, apo jo? Sepse nuk do të luajnë të dy në të njëjtin pozicion dhe janë gjithashtu lojtarë shumë të mirë. Duke folur për shifrat financiare që do të ngërthejë francezi, me siguri kjo e deformon dhomën e zhveshjes. Pra, Mbappe nuk është një dhuratë aq e çmuar për Real Madridin, në çdo drejtim”.
Laporta është shprehur me forcë maksimale në lidhje me të ardhmen e Mbappes, ai nuk shqetësohet për mundësinë që Florentino Pérez të përfundojë duke nënshkruar me yllin që ka dëshiruar prej shumë vitesh. Do të shohim nëse, siç e konsideron presidenti blaugrana, ardhja e mundshme e francezit do ta shtrembërojë dhomën e zhveshjes së madrilenëve, do të jetë negative për interesat merenguese.