E premte, 21 Mars, 2025
5.8 C
Skopje

Largohet nga Mosuli bashkë me macen e saj

Vazhdon largimi i civilëve të cilët kanë mbetur në mes dy zjarreve pas hyrjes së ushtrisë irakiane në Mosul, në kuadër të operacionit për çlirimin e këtij qyteti nga organizata terroriste DEASH, raporton Anadolu Agency.  Numri i civilëve të larguar është gjithmonë e në rritje pasi në disa lagje të Mosulit kanë nisur përleshjet e armatosura mes ushtrisë irakiane dhe organizatës terroriste DEASH. Qytetarët të cilët marrin me vete tesha të lehta, dalin përmes rrugës Mosul-Erbil. Pasi kalojnë nga kontrolli i blindave ushtarake irakiane ato shkojnë drejt zonave të sigurta të kontrolluara nga Peshmergët. Më pas ato shkojnë drejt kampeve të ngritura nga qeveria irakiane dhe OKB-ja. Në mesin e të larguarve ishte edhe një vajzë 7-vjeçare e cila gjatë nga Mosuli kishte marrë edhe macen e saj, me të cilën tërhoqi vëmendje të madhe.

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

Artikuj të ngjajshëm