Temperaturë e lartë në kampin stërvitor të RB Leipzig. Pas një faulli të Naby Keita drejt Diego Demme, trajneri Ralph Hasenhuttl ka ndërprerë seancën stërvitore të paradites në Seefeld të Austrisë. Demme dëmtohet keq pas faullit dhe duhet ndihma e stafit për ta transportuar jashtë fushe. Akoma nuk është e qartë se sa i rëndë është dëmtimi. Gjithçka ka filluar pas në faulli të Damme ndaj Keita. Vetëm një minutë më pas mesfushori, i cili kërkohet nga Liverpool, merr hak me një ndërhyrje horror. Trajneri ka urdhëruar Keita të kërkojë falje të menjëhershme. Por gjithsesi stërvitja nuk vijoi.