Nga LSDM bëjnë të ditur se pasi që VMRO-DPMNE nuk mblodhën nënshkrime të vlefshme dhe legale për kandidaten, Gordana Siljanovska, ato shtrojnë pyetjen nëse VMRO-DPMNE-ja i ka falsifikuar nënshkrimet për të cilat me krenari dhe pompozitet mburrej se ishin në numër të madh dhe i mblodhën për pak orë.
“Meqë VMRO-DPMNE falsifikon sondazhet, ka tentuar të falsifikojë edhe nënshkrimet për Siljanovskën, por dështoi, thuhet në komunikatën e LSDM-së. Meqenëse nuk kanë mbledhur nënshkrime të vlefshme për kandidatin e tyre, VMRO-DPMNE-ja e ka dorëzuar kandidaturën në KSHZ me nënshkrime të deputetëve, jo me nënshkrime të qytetarëve. Pas kandidaturës së Stevo Pendarovskit qëndruan 22.449 qytetarë, ndërsa pas Gordana Siljanovskës vetëm 40 deputetë të VMRO-DPMNE-së. As VMRO-DPMNE-ja e as Siljanovska nuk e kanë mbështetjen e qytetarëve dhe më e keqja është se sërish i kanë gënjyer qytetarët”, thonë nga LSDM.
Nga aty shtojnë se “në VMRO-DPMNE nuk ka ndryshuar asgjë, është e njëjta parti e së kaluarës që funksionon duke përhapur gënjeshtra”. Qytetarët nuk kanë nevojë për një president që do të jetë vazhdues i Shtëpisë së Bardhë dhe një pasardhës partiak, apo një përsëritje e Ivanovit. Prandaj, në zgjedhje qytetarët do të zgjedhin të ardhmen evropiane me LSDM-në dhe Stevo Pendarovskin”.