Rreth 1 miliardë dollarë do të shpenzohen për të ndërtuar godinën e re të Ambasadës amerikane në Londër, duke e bërë atë godinën më të shtrenjtë të një ambasade. Siguria nga sulmet terroriste është një ndër elementët, të cilëve po i kushtohet më shumë rëndësi në goditën thuajse gjysmë të përfunduar. Projekti ishte planifikuar të përfundonte në pranverën e këtij viti, por kjo nuk u arrit. Godina e ambasadës amerikane në zonën e Nine Elms në Londër nuk është e vetmja që po ndërtohet. Është projektuar që pranë saj të ndërtohet edhe i ashtuquajturat “Parqet e Ambasadës”, me rreth 2 mijë shtëpi dhe një numër dyqanesh, restorante, zyra biznesi dhe një hotel me 100 dhoma.