Shkup, 17 nëntor – Më shumë se gjysma e parave të destinuara për përkrahjen e bujqësisë të parapara për vitin e ardhshëm do të shkojnë për pagesat e vonuara të subvencioneve gjatë këtij viti. Me saktë, sipas programit për zhvillim rural për vitin 2017, nga shuma e përgjithshme e subvencioneve prej 99.4 milionë eurove, pothuajse se gjysma e kësaj shume, apo 44.3 milionë euro, do të shkojnë për pagesat e subvencioneve të prapambetura nga vitin 2016, shkruan gazeta KOHA. Nga organizata qytetare “Koalicioni Rural” thonë se gati një vit e gjysmë Qeveria po vonon pagesat e subvencioneve për vitin 2016, sepse afati i fundit ka qenë 31 qershor, kurse tani jemi në muajin nëntor. “Kjo do të thotë se nga Programi për përkrahje financiare në bujqësi për vitin 2017, gjysma e këtyre parave do të shkojnë për pagesat e mbetura të subvencioneve për këtë vit. Pra, nga 99.4 milionë euro sa parashihet buxheti për vitin 2017, prej tyre 44.5 milionë euro do të shkojnë për pagesat e mbetura për subvencionet për vitin 2016”, thonë nga organizata joqeveritare “Koalicioni Rural”. Edhe nga shoqata e vreshtave “Agrotikveshija” thonë se janë në pritje që t’i marrin subvencionet të paktën para se të mbahen zgjedhjet e parakohshme me 11 dhjetor të këtij viti. “Mund t’ju them se afati për pagesat e subvencioneve ka kaluar dhe një pjesë e madhe e bujqve ende nuk i kanë marrë subvencione për këtë vit. Si duket, po bëhet praktikë që subvencionet të paguhen një muaj para se të mbahet zgjedhjet. Presim që edhe kësaj here subvencionet bujqit t’i marrin para se të mbahen zgjedhjet”, thotë kryetari i kësaj shoqate, Lupço Arizanov. Nga Agjencia për Përkrahje Financiare të Bujqësisë thonë se… (më gjerësisht në numrin e nesërm të gazetës KOHA)
© Gazeta KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara