E diel, 9 Shkurt, 2025
5.8 C
Skopje

Ahmeti: Na shajnë se na kanë inat

Gostivar, 17 nëntor – Në politikë, pa përkrahje të popullit, e ke kot. Kështu sonte para simpatizantëve në Gostivar ka thënë lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, sipas të cilit, oponentët nuk kanë platformë, por merren me atë dhe BDI-në, raporton gazeta KOHA. “Këto zgjedhje më të rëndësishme që i kemi që i ka përjetuar kombi ynë në këtë periudhë krize politike, të nderuar – atë që kemi bërë deri më tani e që do bëjmë në të ardhmen, ndihemi krenar, sepse BDI është krijuar si rezultat i vullnetit të mirë të njerëzve, të cilët kanë dhënë më të shtrenjtën – gjakun, mundin, gjymtyrët dhe assesi nuk më shkon mendja që ka mundur të bëjë e të mund BDI, sepse rrënjët i ka të thella. I ka tek historia e kombit. Në një takim, më kujtohet i ndjeri Sabri Godo para shumë vitesh, na shanin të gjithë dhe doli e tha Godo: po lëreni Ali Ahmetin, mos e shani pse ja keni inatin lëreni të bëjë punë ai. Bëni ju punë më të mira, ne nuk jemi fajtor dhe ne do vazhdojmë, sepse këtë që kemi ndërtuar për kombin tonë, se imazhi i një kombi ndërtohet duke organizuar procese të besueshme”, është shprehur Ahmeti. “Me dhunë, me forcë… nuk rrihet në liri. Në politikë pa përkrahje të popullit, kot e ke sepse qafa e buallit nuk të bën punë, e jo duke manipuluar popullin. Ne duam që në vendin tonë të ketë dhe alternativa, por ama e kanë tepruar paksa. Nuk jemi shumë ne që tu krijojmë shqiptarëve nga 10 parti, sepse nuk jemi popull me miliona. Disa herë e kam thënë: shqiptarët nuk duhet të dobësohen, sepse ashtu na duan. Angazhimi ynë në shumë fusha ka treguar se ne kemi kapacitete, zotësi e njohuri, por mbi të gjitha – përpiqemi për cilësi. Unë ju siguroj se këtu është ardhmëria e qëllimi i mbarë, prandaj mësojmë shumë nga njëri-tjetri”, është shprehur Ahmeti, raporton gazeta KOHA. Në takimin me banorët e Gostivarit ka folur edhe nënkryetari i partisë, Nevzat Bejta si dhe Shefi i Shtabit zgjedhor, Bekim Neziri.

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

Artikuj të ngjajshëm