Edhe në faqen zyrtare të Parlamentit tashmë emri i kryetarit të Parlamentit figuron Talat Xhaferi, ndërsa është hequr emri i kryesuesit Trajko Veljanovski, shkruan gazeta KOHA. Përveç Xhaferit, në po këtë faqe figuron tashmë edhe gjuha shqipe. Në faqen e Parlamentit gjithashtu është vënë edhe lajmi i parë – ai i takimit të kryeparlamentarit Xhaferi me ambasadorin e BE-së, Samuel Zhbogar. E veçanta është se, pas një pauze mjaft të gjatë, vebfaqes së Parlamentit tashmë i është shtuar edhe sigla “AL”, ajo e gjuhës shqipe ndërsa lajmi i takimit me ambasadorin Zhbogar është edhe në shqip. (koha.mk)