Ankara, 17 janar – Në Stamboll ka 50.000 ndërtesa që janë në rrezik të madh që të rrënohen, njoftoi ministri turk i Mjedisit të Jetesës dhe Ndërtimtarisë, shkruan gazeta “Huriet dejli njuz”. Ministri Mehmet Jozhaseki deklaroi se një tërmet potencial do të paraqesë një kanosje serioze për ndërtesat. “Nëse kihet parasysh se tërmeti i fundit i madh në Stamboll ishte para 17 viteve, mundësia për një tronditje të fortë rritet në çdo ditë që kalon”, shtoi ministri. Deklarata e Jozhasekit vjen vetëm disa ditë pasi që dy persona humbën jetën, ndërsa 17 u lënduan, kur në një lagje në Stamboll u rrëzua një ndërtesë e braktisur banesore. Ministri i Ndërtimtarisë, gjithashtu, theksoi se problemet në Stamboll janë rezultat edhe i faktit se qyteti nuk ka qenë i gatshëm për valën e emigrantëve, që vijnë.