Shkup, 9 korrik – Të ëndërrosh nuk është diçka e keqe. Me sforco dhe fat, për Shkëndijën dhe Skënderbeun dhe ëndrrat mund të jenë të mëdha. Dy skuadrat e vetme shqiptare që kanë mbetur në garë në kualifikueset e “Europa League” kanë mundësinë që në këtë edicion të përballen me disa prej skuadrave gjigande të Evropës. Është e vërtetë që më parë duhen luajtur sfida e turit të dytë, ku korçarët do të kenë përballë kazakët e Kairat Almati, ndërsa tetovarët do të përballen me finlandezët e HJK Helsinkit. Ndeshjet e para do të luhen më 13 Korrik, ndërsa sfidat e kthimit më datë 20. Por, derisa përgatiten për ndeshjet e radhës, te Skënderbeu dhe Shkëndija e kanë të qartë që kualifikimi në turin e tretë do të vlente shumë më tepër sesa thjesht të ardhurat nga UEFA për ndeshjet ndërkombëtare. Me kalimin në turin e tretë kualifikues të “Europa League”, emrat e kundërshtarëve janë ndër më sugjestionuesit. Nga rusët e Zenitit, që në bazë të koeficientit kryesojnë vazon e skuadrave favorite, për të vijuar me spanjollët e Atletik Bilbaos, turqit e Gallatasarajit dhe Fenerbahçe, por edhe çekët e Spartës së Pragës por edhe italianët e Milanit. Jo më pak prestigjioze skuadrat e tjera, nga PSV Aindhoven, Braga, Gent e PAOK, për të vijuar me Krasnodar, Bordo, Marsej, Everton dhe Dinamo e Zagrebit. Një listë e gjatë kundërshtarësh me emër në Evropë, të cilave u shtohen edhe Fraiburg, Austria e Vjenës dhe Panatinaikosi. Kundërshtarë të cilët klubet shqiptare dhe tifozët i dëshirojnë. Ëndrra që në rast të kalimit të turit të dytë kualifikues, shumë shpejt mund të kthehen në një realitet të bukur.
Kundërshtarët e mundshëm
Zenit
Atletic Bilbao
Gallatasaraj
Fenerbahçe
Sparta Praga
Milan
PSV Aindhoven
Braga
Gent
PAOK
Krasnodar
Bordo
Everton
Marsej
Dinamo Zagreb
Makabi Tel Aviv
Fraiburg
Astra Giurgiu
Austria Vien
Midtjilland
Panatinaikos
Marítimo
Sion
Hajduk Split
Dinamo Minsk
Lech Poznan
Apollon Limassol
Mlada Boleslav
Nga Milani te Evertoni, disa nga rivalët e mundshëm Shkëndijës dhe Skënderbeut
Leave a comment