Kristiano Ronaldo ka gjithçka, ose pothuajse gjithçka, sepse edhe atij i refuzohet ndonjë gjë. Në Spanjë mediat raportojnë se ylli portugez është refuzuar nga një femër superseksi nga Rusia, e cila quhet Lili Ermak. Modelja bukuroshe jeton dhe punon më Majami, ndërsa Ronaldo e ka kontaktuar në rrjetet sociale gjatë vitit që lamë pas, por Lili ka refuzuar çdo tentativë të Ronaldos për ta joshur. Më pas, Ronaldo u lidh me Xheorxhina Rodrigez, që është parë shpesh në Bernabeu muajt e fundit.