Një mjek i poliklinikës Hekurana mbrëmë është gjetur i vdekur me plagë me thikë në parkingun para poliklinikës.
Siç informojnë nga MPB për, sipas denoncimit, ai shte gjetur nga djemtë e tij, të cilët kishin filluar ta kërkonin pasi nuk ishte kthyer në shtëpi nga puna.
“Më 21.03.2024 në orën 23:09 në SPB Shkup ishte denoncuar se në veturën e tij ‘kia’ me targa të Shkupit, në parking para ish klinikës Hekurana, me plagë me thikë në trup ishte gjetur А.Т.(67) nga Shkupi. Sipas denoncimit, ai ishte gjetur nga djemtë e tij, të cilët kishin filluar ta kërkonin pasi nuk ishte kthyer në shtëpi nga puna. Mjeku i Ndihmës Urgjente Mjekësore e ka konstatuar vdekjen, ndërsa me urdhër të prokurorit publik trupi i të ndjerit ishte dërguar në autopsi. Po ndërmerem masa për zbardhjen e rastit.
Po ndërmeren masa për zbardhjen e rastit.