E diel, 20 Prill, 2025
23.8 C
Skopje

Kosova sot luan ndaj Armenisë

Përfaqësuesja e Kosovës do të luajë sot (e premte) në udhëtim te Armenia, ndeshje e parë miqësore të muajit mars.

Dardanët do t’ia bëjnë ‘sefte’ sot me përzgjedhësin e ri, Franco Foda, i cili u emërua muajin e kaluar si pasues i Primoz Gliha.

Takimi i parë për trajnerin gjerman do të jetë miqësore në udhëtim te kombëtarja e Armenisë.

Kjo përballje është paraparë të zhvillohet në ‘Vazgen Sargsyan Republican Stadium’ të Yerevanit, me fillim nga ora 17:00.

Përveç Armenisë, Kosova do të luajë edhe një miqësore tjetër këtë muaj – të martën e javës së ardhshme ndaj Hungarisë.

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

Artikuj të ngjajshëm