Shkup, 24 dhjetor – Agjencia Pagesore në një ditë, pa përzgjedhjen e llogarive 7.677 fermerëve të cilët i kanë përmbushur kushtet për marrjen e mbështetjes financiare, ka paguar 222 milionë denarë për subvencione për fazën e tretë për qumësht të prodhuar dhe të dorëzuar, gjegjësisht, për qumësht të dorëzuar në kapacitet përpunues në periudhën nga maji e deri në shtator të vitit 2018.
“Përmbyllet pagesa e fazës së parë, të dytë dhe të tretë për subvencionet për qumështin e dorëzuar gjatë vitit të kaluar. Gjithsej deri më tani për të gjitha tre fazat sipas Programit për mbështetje financiare për vitin 2018 janë paguar 476 milionë denarë, për subvencionim për qumështin e lopës prej 3,5 denarë për litër, dhe për subvencionet për qumësht dhie dhe të deles nga 4,5 denarë për litër”, informoi Agjencia.
Sipas drejtorit Nikollçe Babovskit, Qeveria nga fillimi i mandatit e deri më sot ka paguar gjithsej 331 milionë euro mbështetje financiare në agro sektorin. “Dëshmojmë se plotësisht jemi të përkushtuar në modernizimin, zhvillimin dhe mbështetjen e bujqësisë sonë”, theksoi Babovski.