Izraeli sot e emëroi Ejtan Naeh për ambasador të tij në Turqi, i pari pas vitit 2010, pasi këtë verë të dy vendet u dakorduan që ta ndërpresin krizën diplomatike gjashtëvjeçare, transmeton DPA. Ministria izraelite e Punëve të Jashtme njoftoi se Naeh, i cili për momentin është zëvendës-ambasador izraelit në Londër, do të transferohet në Ankara që ta marrë funksionin ambasador i Izraelit në Turqi, vend i cili është i zbrazët nga viti 2010. Të dy vendet në vitin 2010 i ndërprenë marrëdhëniet diplomatike, kur komandot izraelite e sulmuan flotën me ndihmë humanitare, që tentonte ta kalojë bllokadën diplomatike në Rripin e Gazës. Në sulmin e komandove ndaj anijes “Mavi Marmara” u vranë 10 shtetas turq. Tani për tani nuk ka informata për emrin e ambasadorit turk në Izrael. Naeh, në karrierën e deritanishme diplomatike, në vitet e 90-ta të shekullit të kaluar ka punuar në Ankara, ndërsa ka qenë edhe ambasador i Izraelit në Azerbejxhan. Sipas marrëveshjes për ripërtërirje të marrëdhënieve diplomatike, Turqia veçmë do të mund t’u japë ndihmë palestinezëve në Rripin e Gazës, edhe pse Ankaraja nuk arriti të sigurojë heqje të tërësishme të bllokadës izraelite.Izraeli që në vitin 2013 kërkoi ndjesë për incidentin në “Mavi Markara”, që ishte një nga kërkesat e Turqisë. Përveç kësaj, Izraeli në llogari të Qeverisë turke transferoi shumë prej 20 milionë dollarësh, që duhet t’i shpërndahen familjeve të të vrarëve.
Artikuj të ngjajshëm

Artikulli paraprak
Artikulli tjetër