Partia Demokratike Evropiane e Arjanit Hoxhës dhe Partia për Emancipimin e Romëve e Kurto Dudush duket se janë humbësit e vetëm si partnerë të koalicionit Fronti Europian, shkruan gazeta KOHA.
Hoxha nuk arriti të bëhej deputet, pasi në Njësinë 6 zgjedhore, Fronti Evropian fitoi 9 deputetë, ndërsa Hoxha ishte i 11-ti në listë.
Kandidat tjetër i PDE-së ishte edhe Bastri Bajrami me numër rebdor 5 në listën për deputet në Njësinë 2 zgjedhore.
Në ndërkohë, kandidatja Fatima Osmanovska e PER-it, e gjashta në listën e Njësisë 2 zgjedhore, gjithashtu nuk arriti të zgjedhet deputete. (koha.mk)