Kur vendosni të lexoni një pjesë të caktuar të përmbajtjes, kushtojini vëmendje të gjitha elementeve në të. Fotoja ka për detyrë të vërtetojë, të shpjegojë apo të zbulojë atë që flitet në përmbajtje. Vërtetësia e fotos është po aq e rëndësishme sa të dhënat që lexoni.
Zakonisht fotografia ndikon në emocionet tuaja, ndaj lajmet për ndotjen e ajrit, edhe pse janë të mbushura me informacione të reja, fotoja false është e para që do të vini re dhe e para që ndikon në emocionet tuaja.
Një foto është informacion që mund të ndikojë seriozisht në vendimet tuaja të ardhshme.
Pra, sa herë që hasni në një foto të dyshimtë, provoni të përdorni një aplikacion falas për të kontrolluar nëse është një foto e vërtetë.
Ruani foton në desktopin tuaj. Shtypni butonin e kamerës, ngarkoni foton, rezultatet do të jenë të disponueshme për ju në më pak se një sekondë! Mos lejoni që t’ju manipulojnë!
Kjo video që sapo patë është pjesë e projektit “Dezinfo Lab” i mundësuar nga Programi #SustainMedia, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Ministria Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e saj është përgjegjësi e medias KOHA dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.