Shkup, 7 qershor – Përmes masës Subvencionim të pagave që paraqet mbështetje financiare për krijimin e vendeve të reja të punës të punësuar janë 922 persona në 717 firma, prej tyre 516 janë të rinj deri në 29 vjet, kumtoi sot Agjencia për Punësim e Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Për punësim të këtyre personave janë paguar 204.573.000 nga nënllogaria e Agjencisë për Punësim e dedikuar për programe dhe masa aktive për punësim.
Masa subvencionim i pagave është pjesë e Planit operativ për masa dhe programe aktive për punësim dhe shërbime në tregun e punës 2019- Mundësi për të gjithë.
Me të njëjtën këtë vit është paraparë që të punësohen 1.000 persona të cilët më rëndë përfshihen në tregun e punës. Për këtë masë janë ndarë të paktën 228.000.000 denarë nga nënllogaria e masave aktive të APRMV-së.
Vijon nënshkrimi i marrëveshjeve mes APRMV-së dhe punëdhënësve për punësim të rreth 80 personave të rinj të cilët i përmbushin kriteret për pjesëmarrje në këtë masë.
Masa Subvencionim i pagave mundëson mbështetje financiare prej 19.000 denarëve në muaj si subvencion i pagës së personit të punësuar për periudhën prej 3,6 ose 12 muaj, për punësim të personave të cilët më rëndë përfshihen në tregun e punës si: persona të papunë për një kohë të gjatë, të rinj deri 29 vjet, persona më të vjetër se 50 vjet, viktima të dhunës familjare, persona me pengesa, prindër të fëmijëve në rrugë etj.
Mbështetja totale financiare për një person për periudhën prej tre muajve është 57.000 denarë, për gjashtë muaj është 114.000 denarë dhe për 12 muaj është 228.000 denarë.
Mjetet paguhen një herë për gjithë periudhën e subvencionimit, pas realizimit të punësimit me orar të plotë të punës, në përputhje me dispozitat dhe kushtet e theksuara në Marrëveshjen për subvencionim.