Gjashtë aksidente rrugore kanë ndodhur dje në rajonin e Sektorit të Punëve të Brendshme Shkup, prej të cilave një me lëndime të rënda trupore, katër me lëndime të lehta trupore dhe një me dëm material, informon MPB-ja. Shtatëmbëdhjetë shoferë janë sanksionuar sepse kanë qarkulluar me shpejtësi më të madhe se e lejuara, 13 shoferë janë përjashtuar nga komunikacioni sepse 11 e kanë drejtuar automjetin para të fitojnë të drejtën për drejtim të automjetit motorik, ndërsa dy e kanë drejtuar automjetin nën ndikimin e alkoolit.
Njëmbëdhjetë automjete janë përjashtuar nga komunikacioni, sepse kanë qenë me afat të skaduar të lejes së qarkullimit, ndërsa katër shoferë janë sanksionuar, sepse kanë kaluar në udhëkryq në dritë të kuqe. Gjatë ditës së fundit janë dhënë 91 urdhërpagesa të detyrueshme, ndërsa 119 automjete janë larguar me “karrotrec”.