Presidenti i Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov e ka dënuar ashpër incidentin e sotëm në Manastir, në të cilin është sulmuar objekti i Institutit kombëtar “Muzeu i Gjuhës Shqipe”.
Presidenti i Maqedonisë, siç kumtoi kabineti i tij, beson se ky është rast i izoluar dhe bën thirrje që incidenti të mos keqpërdoret për qëllime partiake, politike dhe për manipulim të opinionit. Ivanov konsideron se kur shteti përballet me sfida mjaft serioze, të gjithë faktorët politikë dhe shoqëror janë në mënyrë të barabartë përgjegjës për parandalimin të çfarëdo qoftë tensioni dhe provokime, thuhet në kumtesë.
Presidenti Ivanov apelon edhe te çdo individ që të sillet në mënyrë të përgjegjshme dhe t’i ketë parasysh pasojat e mundshme nga incidentet e këtilla. Presidenti i Maqedonisë bën thirrje në respektim të mëtutjeshëm dhe avancim të raporteve të ndërsjella dhe ndërtim të bashkëjetesës.