Protesta të ndryshme në mbështetje të popullsisë palestineze po zhvillohen në vende të ndryshme të botës, pas luftimeve të javës së fundit, zhvilluar mes Izraelit dhe Hamasit.
Rrugët e Londrës janë mbushur me mbështetës të kauzës palestineze, mbuluar me flamujt e Palestinës dhe pankarta të ndryshme që kërkojnë drejtësi për popullatën civile palestineze.
Protesta të mëdha janë zhvilluar gjithashtu në Dublin në Irlandës, me pamjet që po bëjnë xhiron e rrjetit.
Në Finlandë, një numër i madh njerëzish janë mbledhur, në mbështetje të Palestinës.
E njëjta gjë edhe në Filipine, ku nuk kanë munguar thirrjet për mbylljen e luftës.