“Panolada”, kështu quhet protesta e tifozëve të Interit të cilët ngritën faculetat e bardha para fillimit të ndeshjes kampionale Inter-Empoli në Meazza. Ata protestuan në këtë mënyrë kundër gjyqtarit Nicola Rozzoli i cili e kishte “masakruar” klubin neroaxuer në derbin e kaluar kundër Juventus.
U dëgjuan shumë fjalë të rënda për gjyqtarin dhe Federatën e Futbollit të Italisë, ndërsa në një moment të gjithë të pranishmit në stadium (45.000), nisëm të këndojnë “Kush nuk kërcenë është Juventus”, dhe atë me zë shumë të lartë.