Një tjetër skandal mund të tronditë futbollin spanjoll dhe sërish bëhet fjalë për evazion fiskal. Cristiano Ronaldo rrezikon të dënohet me burg për shkak se kanë dalë informacione të jashtëligjshme në lidhje me bizneset e portugezit. “El Confedencial” ka publikuar disa dokumente ku tregohet që Ronaldo përdori avantazhin e sistemit tatimor në Irlandë për të fituar më shumë para nga kompanitë “Nike”, “Unilever”, “KFC”, “Konami” dhe “Toyota Thailand”, ku portugezi ka fituarmiliona euro. Tatimi mbi fitimin në Irlandë është më pak se gjysma e tatimit në Spanjë, pra Ronaldo akuzohet nga autoritetet spanjolle për shmangie të detyrimeve financiare në nivelin e 43.5% të të ardhurave. Nëse vërtetohet që Ronaldo ka aksione apo ka bashkëpunim më kompaninë “Multisports & Image Management (MIM)” nga e cila supozohet se ai ka fituar një shumë prej 120.000 euro në vit, duhet të përgjigjet penalisht për evazion fiskal.