Shkup, 11 qershor – Kanë vijuar reagimet lidhur me deklaratën e kryeministrit Zoran Zaev se Qeveria e re Maqedonisë do të jetë neutrale sa i përket anëtarësimit të Kosovës në UNESCO. Diplomati dhe ish-ambasadori Nanu Ruzhin thotë se, pavarësisht që Maqedonia si shtet gjendet në një pozitë shumë delikate që duhet të zgjedh mes dy fqinjëve, Shkupi nuk guxon në asnjë mënyrë të provokojë me qëndrimet e saj interesat që përfaqësohen nga Uashingtoni dhe Brukseli, madje edhe nëse duhet të paguaj çmimin që Serbia të tërheq vendimin për të njohur Maqedoninë me emrin e saj Kushtetues. “Deri në momentin e fundit, ekipi i Zoran Zaevit si kryeministër, por edhe ai ministrit të Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov, të analizojnë se cili vendim do t’i sillte më pak dëme Maqedonisë si shtet, por edhe në raport të marrëdhënieve ndërkombëtare, përkatësisht nëse nëse Maqedonia vendos të mbaj anën e Kosovës apo të mbaj qëndrim neutral. Shkupi nuk guxon në asnjë mënyrë të provokojë me qëndrimet e saj interesat që përfaqësohen nga Uashingtoni dhe Brukseli, madje edhe nëse duhet të paguaj çmimin që Serbia të tërheq vendimin për të njohur Maqedoninë me emrin e saj Kushtetues”, thotë Ruzhin për Radio Evropa e Lirë. Ai, madje ka thënë se, duke pasur parasysh etnitetin shqiptarë në Maqedoni, është shumë më e rëndësishme, siç u shpreh ai, të ruhet stabiliteti në vend se sa raportet e mira me fqinjët. “Megjithatë e theksoj se duhet pasur parasysh që forcat më të mëdha botërore në krye me SHBA-të dhe BE-në kanë një pozitë të caktuar kundrejt anëtarësimit të Kosovës në UNESCO, është shumë e logjikshme se duhet t’i ndjek hapat e tyre aq më tepër se ruajtja e raporteve ndëretnike është shumë më e rëndësishme se raportet e mira me fqinjët”, nënvizon Ruzhin. Ndryshe, në një ballafaqim me gazetarët në transmetuesin publik, Zoran Zaev në cilësinë e kryeministrit ka ripërsëritur qëndrimin dhënë kohë më parë për mediat serbe se Maqedonia ka gabuar vitin e kaluar që votoi “pro” anëtarësimit të Kosovës në UNESCO. Zaev tha se kësaj radhe Maqedonia si shtet do të mbaj qëndrim neutral. “Kur bëhet fjalë për marrëdhënie të këtilla, si kjo për hyrje në UNESCO, për mbrojtje të objekteve në Kosovë, Maqedonia nuk guxon të marrë njërën anë. Sidomos kur bëhet fjalë për dy vende fqinje. Sepse, kjo punë nuk varet nga Maqedonia. Me këtë rast, Maqedonia do të qëndrojë neutrale dhe për këtë pata kritikuar Qeverinë tonë, sepse ajo kishte marrë anë e që nuk do të duhej të ndodhte në këto procese. Unë shpresoj në mirëkuptimin e Kosovës dhe të Serbisë”, ka theksuar Zaev. Njohësit në ndërkohë, njohësit e marrëdhënieve ndërkombëtare thonë se Maqedonia e ka shumë më të rëndësime kultivimin e raporteve të mira me fqinjët, por më të rëndësishëm e ka kultivimin e raporteve me shqiptarët, që përbëjnë të paktën një të katërtën e popullsisë në këtë shtet.