Mesfushori i Manchester United, Bastian Schweinsteiger vazhdon të habisë të gjithë edhe jashtë fushave. Këtë herë bëhet fjalë për diçka të thjeshtë, por që ka befasuar të gjithë tifozët, por jo vetëm. Makina e tij e tipit “Range Rover”, ka kushtuar plot 80 mijë sterlina, por ky i fundit habit me faktin se nuk e lan. Kaq është dashur dhe tifozët kanë shpërthyer me ironi në rrjetet social, duke komentuar se nuk ka mundësi të paguajë 5 euro për të larë “Range Roverin” e tij.