Shkup, 29 maj – Në fazën e fundit është riparimi i trotuareve dhe rregullimi i taksi-stacionit në hapësirën tek Bit Pazari, njofton Qyteti i Shkupit.
Ekipet e NP “Rrugë dhe rrugica” me urdhër të Qytetit të Shkupit këto ditë po punojnë intensivisht për rregullimin e kësaj hapësire dhe së shpejti do të vendosen shtyllat dhe zhardinierat, do të mbillet rreshti i drurëve dhe do të rindërtohen dhe të ndriçohen pasazhet nga bulevardi drejt Çarshisë.
Me rregullimin e kësaj hapësire do të zgjidhet problemi i vazhdueshëm me kaosin në këtë pjesë te Bit Pazari dhe do të mundësohet rrjedhë normale e trafikut për të gjithë pjesëmarrësit – këmbësorët, çiklistët dhe shoferët.