Kumanovë, 7 prill – “Jemi këtu që të japim mesazhin që shqiptarët ende kanë çështje të pazgjidhura”, kështu filloi fjalimin e tij, në tubibimin e kanidadit për president Blerim Reka, me qytetarët e Kumanovës, kreu i Alenacës për Shqiptarët (ASH), Ziadin Sela, partia e të cilit është rreshtuar prapa kanidaturës së pavarur të Rekës, raporton gazeta KOHA.
“Ne jemi këtu që të japim mesazhin që shqiptarët ende kanë gjëra për të zgjidhur. Kundërshtojmë ato që thonë se janë mbyll të drejtat kolektive të shqiptarëve, të kundërshtojmë ata që me logjikën e skllavit se duhet të ndihmojmë zgjedhjen e kandidatit maqedonas. Shqiptarët vetëm si votues janë mbi 600 mijë. Mbi 400 mijë janë votues aktiv dhe mundet që shqiptari të kalojë në raund të dytë dhe ti fitojë zgjedhjet”, tha Sela para kumanovarëve, përcjell gazeta KOHA.
Ai theksoi se të drejtat kolektive të shqiptarëve nuk janë mbyllur as në vitin 2001, por as që do të mbyllen, nëse Maqedonia e Veriut bëhet anëtare e 30-të e NATO-s. (koha.mk)