Claudio Ranieri është larguar për herë të fundit nga qendra stërvitore e skuadrës Leicester City duke përshëndetur të gjithë stafin dhe lojtarët. Në mediat anglez janë bërë publike edhe termat financiarë më të cilët të dyja palët kanë nënshkruar marrëveshjen e ndarjes. Trajneri italian do të përfitojë 3.5 milionë euro nga prishja e kontratës ose më saktë pagën e 12 muajve të kontratës që ai rinovoi gjatë verës së shkuar, me vlefshmëri deri në vitin 2020.