Tiranë, 19 dhjetor – Gjatë dy javëve të fundit në Shqipëri janë evidentuar 55 vepra penale për korrupsion dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare nga ana e bartësve të funksioneve publike.
Ministrja e drejtësisë, Etilda Gjonaj deklaroi se procedurë penale është ngritur për 80 persona, me ç’rast 11 persona janë në paraburgim, ndërsa 69 persona janë në mbrojtje.
“Ndër ata që kanë marrë kallëzim penal është edhe një profesor nga Fakulteti i Teknologjisë Informative pranë Universitetit në Vlorë, i cili është akuzuar për marrje ryshfeti për dhënien e provimeve”, tha Gjonaj e cila është koordinatore e Komisionit Anti-korruptues.
Ajo bëri apel deri tek të gjithë studentët dhe profesorët të paraqesin çdo rast të korrupsionit në sistemin arsimor.
Gjithashtu, në bazë të kontrollit të kryer, sipas Gjonaj, janë shqiptuar edhe 13 masa disiplinore, dy prej tyre me shkarkim nga vendi i punës.