Diego Simeone, trajneri i “Colchoneros”, foli për mikrofonat e “Sky Sport” në fund të ndeshjes së parë çerekfinale, luajtur në shtëpi, në “Wanda Metropolitano”, kundër Borussia Dortmund, e mbyllur me fitoren e vendësve 2-1: “Unë mendoj se deri në minutën e 70-të patëm një lojë të mirë.
Patëm mundësinë me Lino ta thellonim avantazhin 3-0, por portieri bëri një pritje të mirë. Brandt mund të barazonte me kokë, por si me të gjitha skuadrat e tjera, e rëndësishme ishte fitorja. Ky rezultat na lejon të luajmë me më shumë vëmendje në ndeshjen e kthimit”.
Më shumë i kënaqur me fitoren apo më i zhgënjyer me rezultatin?
Pasi kalova 12 vite tek Atletico Madridi, mësova se çfarë do të thotë të vuash. Ne vërtet mund të kishim shënuar golin e tretë, si edhe ata të barazonin, por gjithçka tjetër do të na çojë në ndeshjen e kthimit me shumë vënmendje.
Si iu qasët ndeshjes?
Përpiqemi të përfitojmë nga dinamizmi ynë në mënyra të ndryshme. Falë Zotit patëm mundësinë të rikuperojmë topin dhe të shënojmë dy gola. Është e vërtetë që herë pas here rrezikojmë, por e sjellim skuadrën në këtë mentalitet. Jam i lumtur për djemtë, ne nuk kishim luajtur për dhjetë ditë.