Të drejtën e votës sot do ta ushtrojnë të parët personat e sëmurë dhe të pafuqishëm si dhe të burgosurit në burgjet e Maqedonisë së Veriut.
Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve njoftoi se për zgjedhjet presidenciale do të votojnë 11.123 persona të sëmurë dhe të paaftë, ndërsa për zgjedhjet parlamentare numri është më i madh për 102 votues ose 11.225 të sëmurë dhe të pafuqishëm.
Në këto zgjedhje parlamentare u dorëzuan 17 lista kandidatësh, për zgjedhjet parlamentare, 16 nga partitë dhe koalicionet politike dhe një nga një grup zgjedhësish. Në zgjedhje marrin pjesë 61 parti. Prej tyre, 11 në mënyrë të pavarur dhe 50 në pesë koalicione.