E diel, 9 Shkurt, 2025
5.8 C
Skopje

Spasovski premton 30 mijë denarë pagën mesatare

Kumanovë, 12 nëntor – Bartësi i listës së kandidatëve në Njësinë e dytë zgjedhore nga koalicioni i kryesuar nga LSDM-ja, Oliver Spasovski së bashku me kandidatët për deputetë nga kjo listë sot i prezantuan një pjesë të masave me të cilat, siç theksoi do të pengohet emigrimi i të rinjve nga shteti.  Ai në fjalimin e tij theksoi se planifikojnë që paga mesatare në Maqedoni të arrijë 30 mijë denarë, të formojnë start ap qendra për hapjen e firmave dhe të ofrojnë 10 mijë euro përkrahje financiare për hapjen e firmave. Për punonjësit nga firmat në falimentim paralajmëroi se do të miratojnë ligj për vendim për këtë kategori të qytetarëve. Lidhur me listat e kandidatëve të LSDM-së, Spasovski vlerësoi se ato janë krijuar  ashtu siç presin edhe qytetarët.

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

Artikuj të ngjajshëm