Turqia goditet sërish nga një sulm tjetër terrorist. Mësohet se persona ekstremistë kanë tentuar të hyjnë në godinën e Drejtorisë së Policisë në Gaziantepi, ndërsa për pasojë u plagos rëndë një polic. CNN turk shkruan se njëri prej terroristëve, që kishte bombë në trup, mbeti i vrarë.
Në vendin e ngjarjes u dërguan menjëherë përforcime, në mesin e të cilëve edhe ekipe të forcave të ndërhyrjes së shpejtë, si dhe punonjës të shëndetësisë. Në zonë vazhdon operacioni për kapjen e terroristit apo të terroristëve të tjerë, që arritën të arratisen nga vendi i ngjarjes.