BURIMET SHQIPTARE MBI KRIMET DHE MIZORITË SERBE NDAJ SHQIPTARËVE 1912-1915 (2)
Kryetari i Komunës së Sanakosit, Mehmet Bushi, më 21 gusht 1944, Ministrisë së Punëve të Brendshme në Tiranë, ia dërgoi listën prej 153 personave të vrarë gjatë vitit 1915 nga ushtria serbe, të fshatrave të asaj komune si: Gradec, Pirok, Negotinë, Gjergjevishtë, Sanekos, Llomnicë dhe Gorjan. Ndërkohë, në raportin e kryetarit të Komunës së Zhelinës, Abdurahman Reka, thuhet se në fshatin Debërcë të Dervenit të Epërm, në nëntor të vitit 1915: “87 burra të gjithë në moshë madhore, janë kap prej ushtris dhe Gjindarmëris Serbo-malazeze, e masi janë lidhë i kanë çue në vendin e quejtun ‘Klisura’ (rruga e përgjithshme Shkup-Tetovë) dhe i kanë vra…
Nga Qerim LITA
Masakra të tilla ushtria serbe kreu edhe në fshatrat e Gostivarit, si në: Simnicë, Gjenovicë, Reçan, Vërtok, Raven, Zdunje, Mirditë, Vrapçisht, Kalisht, Çegran, Qafë, Llakavicë dhe Duf. Në të gjitha këto vendbanime, siç theksohet në një dokument shqiptar, ushtria pushtuese serbe, në bashkëveprim me komitët dhe çetnikët vendorë serbë e bullgarë, në pjesën e dytë të muajit tetor 1913, vrau, theri me thikë apo me sëpatë disa qindra shqiptarë civil, në mesin e tyre edhe gra, pleq e fëmijë.
“…Ka qenë muaji i Tetorit të vitit 1913, thuhet në dokument, kur prej katundeve Simnicë, Zdunjë, Raven, Vërtok, Reçan etj., sillnin burrat shqiptar dhe i thernin pa pikë mëshire duke i hedhun në nji gropë qi ndodhet në t’hymen e katundit, duke ardhur prej Gostivari. Të gjithë burrat janë ther me thikë dhe me spata duke i pasun duart e lidhura…”. Ndër vendbanimet që pësuan më së keqi duhet veçuar Simnicën, ku siç theksohet në dokument, ushtria serbe, pasi dogji tërë fshatin, mori 48 burra e dy gra dhe i dërgoi “…në vëndin e quajtun Vakuf të Banicës dhe këtu i therën të gjithë me thikë bashkë me Shqiptarët e tjerë t’ardhun prej katundeve të ndryshme dhe i hodhën në një gropë e cila gjendet edhe sot në vendin e lart-përmendun…”.
Në vazhdim po e paraqesim listën e të vrarëve dhe të masakruarëve shqiptarë nga ushtria dhe komitët serb në muajin tetor-nëntor 1913 në fshatrat e Gostivarit:
Fshati Simnicë: Esat Ali Hasa (kryeplak i katundit të cilin pasi ia shkrepin nji plumb e hedhin në zjarr), Ramadan Hysejn Hasa, Osman Zejnel Hasa, Vesel Ali Hasa, Hysejn Rexhep Hasa, Avzi Alim Hasa, Alim Avdi Hasa, Bexhet Dul Shehri, Kadri Miftar Shehri, Idriz Kurteshi (i vram me dru), Hamid Rahman Gjika, Fetah Miftar Gjika, Kasam Ader Shera, Zaim Veli Hidra, Bilall Hasa, Hajdar Azizi, Ymer Musliu, bashkëshortja e Bexhet Ram Ketës dhe bashkëshortja e Mul Bajraktarit, Xhemail Ismailin së bashku me të birin Nebiun, Rahmi Isufin, Ajvaz Ali Osmanaj, Mahmut Bajram Osmanaj, Zeno Zeqir Osmanaj, Ibish Zeqir Osmanaj, Tahir Zeqir Osmanaj, Zulfi Sadi Osmanaj, Zulvi Kurtish Keta, Izair Ram Keta, Fetah Ram Keta, Azir Ram Keta, Rustem Zeqir Keta, Sul Keta, Mehmet Durmish Keta, Behlul Jashar Keta, Iljaz Xhelil Shehri, Sinan Mehmet Gjika, Selman Nurçe Gjika, Mehmet Eles Gjika, Bexhet Emër Gjika, Sul Shaban Shahnolla, Ali Rexhep Hasa, Miftar Sait Hasa, Ymer Bexhet Shehri, Nuredin Isuf Osmanaj, Sinan Sali Keta, Ahmet Sali Keta, Abas Abdi Hasa, Riza Baftiar Gjika, Shehap Hajdin Gjika, Qamil Hysejn Gjika, Rushan Qahil Gjika dhe Dul Musa Gjika: Fshati Gjenovicë: Halil Musliu vetë i shtati, Qahil Mersini vetë i katërti, 5 anëtarët e familjes së Xhelil Mersinit, Beqir Rustemi, Rushan Rustemi, Rustem Beluli, Tahir Yzeiri, Fejzo Aliu, Maksut Deari, Osman Saiti, Ali Jonuzi dhe Abedin Hida: Fshati Reçan: Zenun Mustafa, Alim Beshiri, Imam Ymer Hoxha, Bejtulla Dermishi, Sahit Emrullai, Sahit Beadini, Murat Bylykbashi, Rustem Yzeiri dhe i biri i tij Riza, Ebib Mustafa, Mehmet Ramadani, Sherif Selimi, Qamil Selmani, Hysejn Hajdari, Jakup Dermishi, Mehmet Abdia, Sinan Sadullai, Maliq Salia, Berzat Emrullai, Azbi Qazimi, Dehar Shasivari, Hamzë Haxhi Azizi, Jahir Tefiku, Haxhi Kasam Nuhia, Xhevdet Muharremi, Maliq Xhemaili, Hajdar Abdullai dhe i biri i tij Abdullau, Memish Selmani, Belul Zymberi, Munir Dërmishi, Halim Mustafa, Zejnel Bejtullai, Ismail Hysejni, Emin Faslia, Tahir Idrizi, Idriz Tafili, Latif Isufi, Zelije Rahmani, Faslije nëna e Harunit, nëna e Bexhet Hajdarit dhe nëna e Xhevahir Shasivarit; Fshati Vërtok: Selim Ademi, Xhabir Selimi (i biri), Durmish Bajrami, Afzi Dalipi, Musli Pajaziti, Iljaz Vehapi, Mejdi Vehapi, Rustem Vehapi, Gani Selmani, Fejzullah Ganiu, Rakip Mustafa, Myslim Rakipi (i biri), Xhafer Veliu, Rahim Kasami, Fehim Kasami, Aziz Myslimi, Rabie Myslimi, Xheladie Myslimi, Sevdie Mehdiu; Fshati Raven: Hamit Matjani, Ruida Matjani, Kurt Doda, vëllezërit Azir Doda, Beqir Doda, Dërvish Doda dhe nëna e tyre (trupat e të cilëve u hudhën në pus), Hasan Reçi, Abdullah Mehdiu së bashku me dy tezet e tij, Muharrem Matjani, Sul Matjani.; Fshati Zdunjë: Alie Maksuti, Shuaip Maksuti së bashku me të bijën dhe gjyshen, bashkëshortja e Kurtish Shabanit, Zeqir Bilalli me bashkëshorten, bashkëshortja e Emrush Osmanit së bashku me hallën dhe babain, Abdyrrahim Jonuzi me bashkëshorten, bashkëshortja e Bexhet Zyberit, Rexhep Kurtishi me vajzën, bashkëshortja e Veli Aliut, vajza e Gjyljas Iljazit, Vehap Afziu, Jonuz Xhaferi, Kurdali Mustafa me djalin dhe babain, Beqir Demiri, Zeqir Shemsija, Myrtezan Mehmeti, Qerim Kadria, Sulejman Lutfija, i biri i Hamit Zemzunit, Aqif Yzeiri, Zulfiqar Zyberi, Myrtezan Ramadani me bashkëshorten dhe vajzën, Shaqir Kasami, Mustafa Beqiri, Alit Osmani, Milaim Sinani, Ibrahim Alia me nënën, Mulla Feta Jahja, Mixhait Jahja, Xhabir Aliu, Hysenj Rushiti, Kasëm Mehmeti, Naqil Shemsija, Shemsi Ymeri, Hajdar Alija, Dervish Shemsija; Fshati Mirditë: Hysenj Nuredini, Qahil Sadiku, Pajazit Ahmeti, Hamid Ahmeti, Bajram Ahmeti, Riza Pajaziti, Mehmet Limani, Lazëm Limani, Iljas Limani dhe Zylfiqar Lazami; Fshati Debresh: Hamzë Haxhi Mustafa, Hasan Zylbehari, Tefik Ahmeti, Adurrahim Qazimi, Rashid Sulejmani, Berzat Shabani dhe Mustafa Shahini, Nezir Sulejmani dhe Rustem Mustafa; Katundi Vrapçisht: Hamzë Ahmeti, Haxhi Ahmeti, Jonus Mehmeti, Hamit Elmazi, Jusuf Halili, Yzeir Xhemaili, Ejup Emini, Ali Jahja, Ahmet Vranka, Havzi Agushi, Ali Zylbehari, Ramadan Halimi, Ejup Emini, Gafur Jakupi; Fshati Dobridoll: Asllan Baftija, Abdi Jusufi, Aqif Bakija, Qamil Pajaziti dhe Rakip Pajaziti; Fshati Kalishtë: Mehmet Rustemi, Baki Lutfiu, Mehmet Bilali, Lazëm Mahmuti, Sherif Muslija, Shuaip Xhemali, Islam Limani, Etem Rushiti, Rushit Etemi, Demir Jusufi, Bexhet Mustafa, Mustaf Islami, Mehmet Tahiri, Kadri Hysenji, Rexhep Xhemaili, Osman Zejneli, Jakup Rahmani, Kamber Jonuzi, Adem Latifi, Mehdi Bekteshi, Jusuf Maliki, Xhabir Ajrullai, Shaban Fehrati, Emin Hasani, Zyraf Hasani, Xhemail Shemsia, Xhafer Shaqiri, Nebi Rexhepi, Nezir Mustafa, Kamber Ramadani, Seadin Abdullai, Ysman Ahmeti, Zaim Sinani, Rakip Sinani, Shuaip Mustafa, Murtezan Rexhepi, Rahim Ahmeti, Berzat Bajrami, Ibish Alija, Halim Rustemi, Mesin Myftari, Beqir Myftari dhe Atixhe Mema; Fshati Çegran: Bilal Fasliu, Jusuf Murati, Akik Hasani, Çerkes Ferhati, Mehmet Aliti, Bajram Iljasi, Çela Durmishi, Elmas Fetahu, Aziz Bakiu, Jusuf Shasivari, Milahim Shaqiri, Fejzullah Neziri, Ajet Sulejmani, Bajram Xheladini, Osman Hajdari, Selman Limani, Yzair Selimi, Rifat Selimi, Azir Ramadani, Ysenj Saliu, Kasëm Aliti, Rakip Limani, Sadik Muharremi, Rahman Zendeli, Idriz Latifi, Beqir Ysmani, Shuaip Zeqiri dhe Hasan Azizi; Fshati Qafë: Murat Sedini me bashkëshorten, tre djemë dhe një vajzë, Jonus Sedini me bashkëshorten, 1 djal dhe 2 vajza, Zenel Alili me bashkëshorten, Mehmet Alili me bashkëshorten, 3 djem dhe 1 vajzë, Halim Rahmani me bashkëshorten, 3 djem dhe 1 vajzë, Riza Rahmani me bashkëshorten dhe dy djem, Hajdin Sedini me bashkëshorten, 2 djem dhe 1 vajzë, Selman Bilalli me bashkëshorten dhe dy vajza, Murat Bilalli me bashkëshorten dhe 2 vajza, Liman Ramadani me bashkëshorten dhe një vajzë, Kamber Sedini me bashkëshorten, Idriz Sedini me bashkëshorten, një djal dhe dy vajza, Mazllam Saliu me bashkëshorten, dy djem dhe dy vajza, si dhe Sulltana, gjithashtu vajza e Mazllamit, e cila tregoi një heroizëm të paparë ndonjëherë, sepse në momentin kur çetnikët serb e morën babain e saj për ta pushkatuar, ajo rroki gërshërët dhe doli në oborr të shtëpisë dhe e goditi nipin e kryetarit të çetnikëve, Stojanin si dhe dy të tjerë, që më pas edhe ajo të vritet nga një çetnik tjetër; Fshati Llakavicë: Islam Dervishi, Tefik Islami, Xhafer Zenko dhe Islam Fetai; Fshati Duf: Nezir Selimi dhe Jonus Xhaferi.
Krimet dhe mizoritë serbe në tokat e pushtuara shqiptare vazhduan edhe gjatë viteve 1914- 1915. Në prill të vitit 1914, ushtria serbe dogji tërë katundin Ponoshec të rrethit të Gjakovës, dhe vrau 70 shqiptarë të atij fshati, për shkak se në afërsi të fshatit ishte gjetur i vdekur një ushtar serb dhe dy tjerë të plagosur.
Kjo masakër është kryer me urdhër të gjeneralit të ushtrisë serbe, Mira Veshoviq, në të cilën kanë marrë pjesë dy batalione të kënbësorisë dhe artileria e vendosur rreth e përqark fshatit. Po gjatë këtij viti, ushtria serbe kreu edhe një masakër tjetër në fshatin Banjë të Suharekës, duke vra gjithsej 21 meshkuj të këtij fshati. Kryetari i Komunës së Sanakosit, Mehmet Bushi, më 21 gusht 1944, Ministrisë së Punëve të Brendshme në Tiranë, ia dërgoi listën prej 153 personave të vrarë gjatë vitit 1915 nga ushtria serbe, të fshatrave të asaj komune si: Gradec, Pirok, Negotinë, Gjergjevishtë, Sanekos, Llomnicë dhe Gorjan. Ndërkohë, në raportin e kryetarit të Komunës së Zhelinës, Abdurahman Reka, thuhet se në fshatin Debërcë të Dervenit të Epërm, në nëntor të vitit 1915: “87 burra të gjithë në moshë madhore, janë kap prej ushtris dhe Gjindarmëris Serbo-malazeze, e masi janë lidhë i kanë çue në vendin e quejtun ‘Klisura’ (rruga e përgjithshme Shkup-Tetovë) dhe i kanë vra… Kjo vrasje, vazhdon raporti, omadike asht bamun pa as ma të voglën arsye, por vetëm e vetëm për me torturue e kallë tmerin popullit Shqiptar, që të detyroheshin me lanë fushat pjellore, në duar të kolonizatorëvet Serb e Malazez…”.
Në përmbyllje të këtij punimi studimor, është e rëndësishme të vihet në pah fakti se të gjitha krimet dhe mizoritë serbe në Kosovë dhe në trevat Lindore shqiptare gjatë viteve 1912-1915, kryheshin për t’i detyruar shqiptarët që t’ë shpërnguleshin për në Turqi ose brenda kufijve të Shtetit Shqiptar, ndërsa në shtëpitë dhe pronat e tyre të vendoseshin kolonistët serb e malazias. Një plan i tillë, fatmirësisht nuk u realizua në ato përmasa siç e kishin parashikuar qarqet e atëhershme hegjemoniste serbe, falë vendosmërisë së popullit shqiptar, i cili, siç thuhet në një dokument shqiptar “pranoj ç’do torturë e barbarizëm që përdorshin Sllavët dhe tokën e tyne nuk e lanë por e ruejtën deri në sotë”.
Krejt në fund po e paraqesim listën prej 153 personave të vrarë e të masakruar nga ushtria serbe në muajin nëntor 1915 në fshatrat e komunës së Sanakosit të Gostivarit:
Lista që përmban emënat e të vramëve prej Serbvet të rajonit Komunes Senakosit:
- Ramadan Dauti, Gradec; 2. Ejup Hasani Gradec; 3. Zenun Durmishi Gradec; 4. Ismail Izairi, Gradec; 5. Abdurahim Ahmeti, Gradec; 6. Hisë Abdullai, Gradec; 7. Jonuz Tahiri, Gradec; 8. Beqir Tahiri, Gradec; 9. Nuredin Iljazi, Gradec; 10. Sali Iljazi, Gradec; 11. Bilall Salija, Gradec; 12. Sahit Elmazi, Gradec; 13. Esat Alija, Gradec; 14. Jahja Shabani, Gradec; 15. Feta Rexhepi, Gradec; 16. Musli Shabani, Gradec; 17. Jamin Musa, Gradec; 18. Shuaip Jahja, Gradec; 19. Ramadan Ejupi, Gradec; 20. Hasip Iljazi, Gradec; 21. Ibrahim Ahmeti, Gradec; 22. Havzi Ademi, Gradec; 23. Zylbehar Ademi, Gradec; 24. Zeqir Ademi, Gradec; 25. Ramadan Tahiri, Gradec; 26. Hajdar Ramadani, Gradec; 27. Tahir Ramadani, Gradec; 28. Shuaip Tahiri, Gradec; 29. Ibrahim Tahiri, Gradec; 30. Iljaz Tahiri, Gradec; 31. Hashim Iljazi, Gradec; 32. Jusuf Iljazi, Gradec; 33. Rexhep Bajrami, Gradec; 34. Sali Hyseini, Gradec; 35. Zeqir Nimani, Gradec; 36. Mahmut Sulejmani, Gradec; 37. Mehmet Selmani, Gradec; 38. Ahmet Ismaili, Gradec; 39. Rufat Ahmeti, Gradec; 40. Hasan Ahmeti, Gradec; 41. Berzat Abazi, Gradec; 42. Abaz Bajrami, Gradec; 43. Ibrahim Nuredini, Gradec; 44. Rushit Abdija, Gradec; 45. Abdulla Abdija, Gradec; 46. Iljaz Abdija, Gradec; 47. Izet Abdija, Gradec; 48. Adem Nuredini, Gradec; 49. Asllan Xhemaili, Gradec; 50. Mustafa Iseni, Gradec; 51. Zejnel Shaqiri, Gradec; 52. Hazir Zejneli, Gradec; 53. Hamit Bajrami, Gradec; 54. Isman Bajrami, Gradec; 55. Ismail Abazi, Gradec; 56. Zylfi Ibrahimi, Gradec; 57. Hakik Ibrahimi, Gradec; 58. Rufat Ramadani, Gradec; 59. Sali Bilali, Gradec; 60. Selim Salija, Gradec; 61. Sali Osmani, Gradec; 62. Dalip Jahja, Gradec; 63. Xhabir Jahja, Gradec; 64. Ali Hasani, Gradec; 65. Izet Rushani, Gradec; 66. Rakip Jusufi, Gradec; 67. Ibrahim Hajredini, Gradec; 68. Vesel Ahmeti, Gradec; 69. Kurtish Alija, Gradec; 70. Rexhep Dauti, Gradec; 71. Shaban Rexhepi, Gradec; 72. Osman Rexhepi, Gradec; 73. Ramadan Beqiri, Gradec; 74. Imer Beqiri, Gradec; 75. Xhemail Hasani, Gradec; 76. Imer Idrizi, Gradec; 77. Selim Ahmeti, Gradec; 78. Izair Ahmeti, Gradec; 79. Xhemil Halili, Gradec; 80. Fetah Hamiti, Gradec; 81. Idriz Qazimi, Gradec; 82. Sherif Ibrahimi, Gradec; 83. Rufat Osmani, Gradec; 84. Zylfi Rexhepi, Gradec; 85. Aziz Hasani, Gradec; 86. Mustafa Imeri, Gradec; 87. Halim Beqiri, Gradec; 88. Xheladin Lutfiu, Gradec; 89. Zeqirja Xheladini, Gradec; 90. Riza Selimi, Gradec; 91. Halit Sahiti, Gradec; 92. Tahir Ahmeti, Gradec; 93. Ramadan Sahiti, Gradec; 94. Idriz Rushiti, Gradec; 95. Qazim Sahiti, Gradec; 96. Beqir Beluli, Gradec; 97. Ali Beqiri, Gradec; 98. Sali Sulejmani, Gradec; 99. Mehmet Shabani, Gradec; 100. Ajet Shabani, Gradec; 101. Veli Adili, Gradec; 102. Bajram Velija, Gradec; 103. Kamber Jakupi, Gradec; 104. Shuaip Kamberi, Gradec; 105. Sulejman Mahmuti, Gradec; 106. Qamil Mahmuti, Gradec; 107. Ibrahim Salija, Gradec; 108. Sulejman Dauti, Pirok; 109. Sabri Hajdari, Pirok; 110. Ibrahim Sulejmani, Pirok; 111. Tahir Murati, Pirok; 112. Daut Nuredini, Pirok; 113. Asllan Ademi, Negotinë; 114. Ebip Osmani, Negotinë; 115. Rahim Ebibi, Negotinë; 116. Abdullah Ramadani, Negotinë; 117. Arif Imeri, Gjurgjovishtë; 118. Imer Zeneli, Gjurgjovishtë; 119. Xhemali Zeqiri, Senokos; 120. Kadri Emrullahi, Senokos; 121. Ali Osmani, Senokos; 122. Sali Dauti, Senokos; 123. Hazir Bilali, Senokos; 124. Ibrahim Ferati, Senokos; 125. Naim Ferati, Senokos; 126. Izair Ibrahimi, Senokos; 127. Idriz Mustafa, Senokos; 128. Xhelil Tafili, Senokos; 129. Ali Osmani, Senokos; 130. Jonuz Zeqiri, Senokos; 131. Sherka Kadrija, Senokos; 132. Isnishahe Zeqiri, Senokos; 133. Zejnep Ibrahimi, Senokos; 134. Nazime Jahja, Senokos; 135. Rakip Skënderi, Llomnicë; 136. Mehmet Skënderi, Llomicë; 137. Sulejman Xhaferi, Llomnicë; 138. Shaqir Bexheti, Llomnicë; 139. Bajram Etemi, Llomnicë; 140. Zylfi Bexheti, Llomnicë; 141. Bejtulla Jusufi, Llomnicë; 142. Bajram Ramadani, Llomnicë; 143. Izair Sulejmani, Llomnicë; 144. Ismail Haxhija, Llomnicë; 145. Muharem Salija, Llomnicë; 146. Mehmet Zeqiri, Llomnicë; 147. Bajram Nuhija, Gorjan; 148. Qamil Bajrami, Gorjan; 149. Asllan Durmishi, Gorjan; 150. Zyber Sinani, Gorjan; 151. Hamit Hasani, Gorjan; 152. Zeqir Hamzaji, Gorjan; 153. Behadin Mustafa, Gorjan.
(fund)
(koha.mk)