Shkup, 13 dhjetor – Shoqata e prodhuesve të kanabisit mjekësor “Makkabanis” kanë dërguar apel deri te partitë më të mëdha politike në vend që urgjentisht t’i miratojnë ndryshimet e Ligjit për Kontroll të Drogave Narkotike dhe Substancave Psikotrope.
Nga Shoqata kanë kërkuar që ligji, që është dorëzuar në Kuvend, të miratohet përpara shpalljes së zgjedhjeve, gjegjësisht të marrë status të ligjit i cili miratohet me procedurë të shkurtuar, që të mundet të votohet në seancën e radhës.
“U bëj thirrje të gjitha partive dhe kryesisht tre partive më të mëdha në vend, LSDM-së, VMRO-DPMNE-së dhe BDI-së që të ndalojnë përfitimet e vogla politike dhe bashkërisht ta miratojnë këtë ligj ,para se të shpallen zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Nëse ndokush me qëllim nuk dëshiron ta miratojë këtë ligj, e me atë të gjitha kompanitë që kanë investuar shuma milionëshe në këtë biznes humbasin dhe se mundet që tërësisht të humb ky biznes.”,- deklaroi kryetari i Shoqatës “Mkkanabis”, Kostadin Dukovski.
Në lidhje me garancinë, Dukovski tha se kërkesat e tyre janë pranuar dhe garancia tani është zvogëluar në 300,000 dhe vlerësoi se ajo është zvogëluar me arsyetim të mirë dhe hulumtime të mira empirike, sepse është në interes të të gjithëve që të marrin më shumë investitorë në vend dhe të hapen më shumë vende pune.