Sfida e Champions League mes Arsenal dhe Bayern Munich mund të humbasë një nga protagonistët kryesorë. Sulmuesi Harry Kane, që mungoi në humbjen e kombëtares angleze ndaj Brazilit, do të rikthehet në Gjermani për shkak të një problemi në kyçin e këmbës.
Vetë trajneri i kombëtares së “3 luanëve” Gareth Southgate e konfirmoi në konferencën për shtyp të ditës së sotme: “Harry Kane nuk do të jetë i aftë për të martën, kështu që do të kthehet në klubin e tij”.
Për pasojë, sulmuesi anglez do të jetë në dyshim për rikthimin e tij në fushë me bavarezët, në një sezon ku po shkëlqen. Kampionët e Gjermanisë kanë një tjetër ndeshje delikate ditën e shtunë, ku do të luajnë kundër Borussia Dortmund.
Më pas, për Bayern do të jetë ndeshja kundër Heidenheim dhe më tej ajo kundër Arsenal në Champions, një sfidë vemdimtare për fatet e skuadrës. Gjithsesi, në orët e ardhshme do të kuptohet më mirë përmasat e problem të Kane.