Zejnulla VESELI
Shkup, 26 shkurt – Kompania ka ruajtur pozitën udhëheqëse në tregun e shërbimeve të telefonisë fikse, ndërsa rritje ka edhe te numri i konsumatorëve IPTV-së dhe te segmenti celularë, ku pjesëmarrja ka arritur deri në 50,2 për qind, shkruan gazeta KOHA. “Telekomi i Maqedonisë” vitin e kaluar ka realizuar fitim të përgjithshëm neto prej 1.036 milionë denarë, ndërsa për 16,6 për qind më pak në krahasim me periudhën e njejtë të vitit të kaluar, deklaroi kompania. Të ardhurat nga shitja në vitin 2016 ishin 10.485 milionë denarë, që paraqet ulje prej 1,2 për qind në krahasim me vitin 2015. “Në vitin 2016 pothuajse i stabilizuam të ardhurat pas prirjes rrënësë disavjeçare dhe i realizuam qëllimet e përcaktuara të kompanisë. Numri i amvisërive në Maqedoni, të cilët e janë konsumatorë të ofertës tonë ‘Magenta1’ shënon rritje. Vazhdimisht investojmë në teknologji të reja dhe infrastrukturën e rrjetit dhe në këtë mënyrë e përmirësojmë dhe zhvillojmë nivelin e shërbimit. Me portofolin tonë të konvergjuar fikse, celulare dhe shërbimit “cloud”, e përforcuam pozitën si ofrues kryesor i integruar i shërbimeve të telekomunikacionit”, theksoi Andreas Maierhofer, drejtor ekzekutiv i “Telekomit të Maqedonisë”.
Pjesëmarrje në treg me 60 për qind
Sipas raporteve financiare të paaudituara, “Telekomi i Maqedonisë” në fund të vitit 2016 arriti ta mbajë pozitën udhëheqëse në treg të shërbimeve fikse me pjesëmarrje prej 60 për qind tregojnë të dhënat interne. Edhe pse të ardhurat nga shërbimet fikse janë ulur për 13,9 për qind krahasuar me vitin 2015, me numrin prej 217 mijë konsumatorë në fund të vitit 2016 është në pozitën udhëheqëse në tregun e shërbimeve fikse.
Baza e konsumatorëve DSL në fund të vitit 2016 shënoi rënie të butë prej 0,3 për qind në krahasim me vitin e kaluar, dhe është 189 mijë konsumatorë, ndërsa pjesëmarrja në tregun e internetit është 48 për qind, tregojnë të dhënat interne.
Në fund të vitit 2016, numri i konsumatorëve IPTV ishte 108 mijë, që paraqet rritje prej 4,1 për qind krahasuar me vitin 2015, me çka sipas vlerësimeve të brendshme “Telekomi i Maqedonisë” ka pjesëmarrje të madhe prej 26 për qind në TV-tregun e përgjithshëm.
Rritje është regjistruar edhe në segmentin celular, me pjesëmarrje prej 50,2 për qind në treg, në përputhje me vlerësimet e brendshme. Baza e parapaguesëve në fund të vitit 2016 është 1.258 mijë parapagues.
Të ardhurat nga shërbimet celulare në fund të vitit 2016 janë zvogëluar për 5,3 për qind krahasuar me periudhën e njejtë të vitit të kaluar. Ulja është rezultat i të ardhurave të ulëta prej roaming dhe prej parapagesës, si dhe nga trafiku celular më i vogël nga thirrjet hyrëse ndërkombëtare.
Të ardhurat nga shërbimet “jofolëse” janë rritur për 20,1 për qind në krahasim me vitin 2015, si rezultat i rritjes së të ardhurave nga interneti celular dhe trafiku i madh i të dhënave, si dhe rritja e përdorimit të madh të modeleve tarifore. Në fund të vitit 2016, të ardhurat nga integrimi i sistemit dhe teknologjisë informative janë ulur për 6,3 për qind në krahasim me periudhën e njejtë të vitit të kaluar. Të ardhurat më të larta në vitin 2015 ishin rezultat i projekteve ITK me Ndërmarrjen e Transportit Publik dhe Ministrisë për financa.
VIP me televizion interaktiv falas
Operatori dytë i telefonisë celulare-VIP ka pasuruar ofertën për të gjithë shfrytëzuesit e tarifës VIP Kombo, duke ju ofruar atyre kënaqësinë e shikimin falas të televizionit interaktiv duke e rritur kështu cilësinë e programeve televizive. Me lëshimin në përdorim të televizionit interaktiv nga data 23 shkurt shfrytëzuesit e tarifës VIP Kombo fitojnë mundësinë e kthimit 7 ditë pas të shikimit falas të programeve të 50 kanaleve televizive. Nga data 23 shkurt të gjithë shfrytëzuesit e televizionit interaktiv do të kenë në dispozicion funksionin si pauzim të programit, kthimit prapa të një program televiziv që nuk e kanë shikuar, incizimin e ndonjë seriali, filmi apo dokumentari si dhe apo të cakton orën dhe datën kur duan të incizojnë ndonjë emision apo film sipas dëshirës së shfrytëzuesit. “Prej datës 23 shkurt të gjithë shfrytëzuesit e njërin prej VIP Kombo pakos fitojnë televizionin interaktiv falas. Shfrytëzuesit si promocion do ta kenë falas për periudhë 3 mujorëshe edhe shërbim e videotekës ku do të mund të shohin filmat Disney si dhe serialet me të popullarizuar televizive”, deklaroi Dimitar Kovaçevski, drejtori ekzekutiv i VIP-it. Shfrytëzuesit e rinj si dhe shfrytëzuesit aktual sipas Kovaçevskit do të mund të nënshkruajnë marrëveshje të re apo ta vazhdojnë marrëveshjen aktuale dhe fitojnë falas resiverin digjital i cili atyre do të ju mundëson të gjitha shërbimet e televizionit interaktiv. “Me zbatimin e këtij shërbimi VIP shkon një hap para duke ofruar teknologjinë më të përparuara për abonentët e saj dhe me pakot Kombo që i shfrytëzojnë abonentë e VIP-it fitojnë më shumë kanale televizive. Me televizionin interaktiv edhe një herë dëshmojmë se jemi të përkushtuar që abonentëve tanë të ju ofrojmë shërbime sa më cilësore”, deklaroi Kovaçevski. Shërbimi televizioni interaktiv sipas Kovaçevskit për momentin është i mundur në Shkup, Manastir, Prilep, Koçan, Gostivar, Radovish dhe Veles.
© Gazeta KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.