Shkup, 22 shkurt – Në kuadër të promocionit të UEFA Superkupës në vitin 2012, e cila në muajin gusht do të zhvillohet në “T-Mobile Arena” në Shkup, nga Federata Futbollistike e Maqedonisë janë duke përgatitur një “turne” të madh rreth qyteteve vendin tonë me aktivitete promotive për njërën nga garat më të mëdha të klubeve evropiane. Trofeu të cilin do ta merr fituesi i Superkupës së UEFA-së, në pajtueshmëri me programin e paraparë për aktivitet të FFM-së, nga 20 marsi do të udhëtojë në qytetet më të mëdha në Maqedoni, në mënyrë që të sillet më afër secilit dashamir të futbollit. Ndërkohë me temp të madhe dhe pas kontrollit të fundit nga UEFA, po rrjedhin aktivitet rreth rikonstruimit të ‘T-Mobile Arena”, ku duhet të sigurohen kushtet e nevojshme për organizimin e Superkupës. (F.N.)