Në fund të këtij muaji pritët që të prezantohet vetura me të cilën do të lëvizë Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump. Limuzina e përgatitur enkas për lëvizjet shumë të sigurta të kreut amerikan “Cadillac” në bazë të kërkesave të bëra nga shërbimet inteligjente amerikane. Në brendësi do të jetë një “minispital”, ku nuk do të mungojë asgjë, përfshirë edhe një qese gjaku në rast nevoje për presidentin. Ajo gjithashtu do të ketë sisteme të përditësuara komunikimi dhe sistem mbrojtës kundër sulmeve me armë kimike apo biologjike. E gjithë kjo siguri do të shërbejë vetëm për 30 minuta udhëtim, kjo pasi në protokollet e sigurisë, Presidenti nuk mund të udhëtojë me këtë makinë në destinacione më të largëta se kaq. Për udhëtime mbi 30 minuta shfrytëzohen helikopterët “Marine One”. Në ndërkohë, supermakinae markës Cadillac njihet si ‘Bisha’. Fotografia e publikuar nga DailyMail tregon elementet e makinës më të sigurt në botë, që përdoret për transportimin e njeriut më të fuqishëm në botë. Limuzina zyrtare e Presidentit amerikan Donald Trump është e blinduar dhe xhamat janë me pesë shtresa. Ndër të tjera, makina është e mbrojtur edhe nga një sulm potencial me armë kimike. Dyert e kësaj makine përdoren edhe në aeroplanët Boeing 757. Shoferi i limuzinës është i trajnuar nga Shërbimi Sekret për të përballuar shumë situata të mbrojtjes së afërt të Presidentit, ndërkohë që gomat e makinës nuk janë të zakonshme, por ndërtohen me material antiplumb.