Manchester United dëshiron të ndryshojë atë që është e zakonshme për Jose Mourinhon. Klubi nga Old Traffor planifikon ta mbajë portugezin në krye të ekipit për një dekadë , edhe pse ai nuk ka qëndruar kohë të gjatë në ndonjërin prej ekipeve që ka udhëhequr. Paralajmërimi duket edhe më befasues në merren parasysh rezultatet e Special One në drejtimin e United dhe problemet me suspendim për shkak të sjelljeve të tij. Derisa spekulohej se Mou i ka ditët e numëruara në skuadrën angleze, e përditshmja The Mirror shkruan se drejtuesit e klubit janë të gatshëm ta mbajnë atë në rolin udhëheqës për një kohë të gjatë. E për këtë duket të kenë ndikuar edhe pesë fitore radhazi në takimet e fundit. Tani Mourinhos do ti ofrohet një marrëveshje e re afatgjatë, derisa kontrata aktuale skadon në dy vite e gjysëm, shkruan The Mirror.