Komiteti Ekzekutiv i VMRO-DPMNE-së në seancën e djeshme e riafirmoi pozitën dhe qëndrimin e partisë “se në rastin konkret, çmimi është më i vogël që të kënaqë dëshirën e LSDM-së e cila dëshiron të marrë pushtetin edhe krahas humbjes të cilën e përjetoi në zgjedhjet e fundit”. VMRO-DPMNE-ja do ta mbështesë qeverinë e tyre të ardhshme, vetëm nëse heqin dorë nga shantazhet dhe tërësisht e hedhin poshtë platformën nga Tirana, kumtuan sot nga partia.
Sipas VMRO-DPMNE-së, realizimi i platformës nga Tirana do të thotë ridefinim i plotë i Republikës së Maqedonisë, shndërrimi i saj nga shteti multietnik në binacional i cili në fazat e vona do të federalizohet, kantonizohet dhe ndahet.
“VMRO-DPMNE-ja nuk do të lejoë realizim të skenarit të tillë i cili është në kundërshtim me interesat shtetërore dhe nacionale dhe do të qëndrojë në anën e popullit i cili në zgjedhje votoi për platformën nga Tirana. Në të kundërtën, shumica e qytetarëve e mbështetën programin e VMRO-DPMNE-së dhe Koalicioni ‘Për në Maqedoni më të mirë’ dhe VMRO-ja ka për obligim ndaj votuesve ta respektojë dëshirën e tyre”, thuhet në kumtesën e VMRO-DPMNE-së.
Riafirmimi i qëndrimit të KE të VMRO-DPMNE-së për mbështetje të qeverisë së LSDM-së, përderisa partia e hedh poshtë platformën e partivr shqiptare, është sjellë në seancën e djeshme pas analizës së bërë të gjendjes politike pas arritjes së marrëveshjes midis LSDM-së dhe BDI-së me të cilën janë siguruar nënshkrimet për kërkesën e mandatit për përbërje të koalicionit të ardhshëm qeveritar.
“Jotransparenca e tërë procesit dhe krjimi i marrëveshjes, lë dyshim të madh për rreziqet të cilat i përmban e njëjta. Sipas KZH-së arritja e marrëveshjes me të cilën vendoset për ardhmërinë e një Maqedonie të bashkuar, sovrane dhe multientike pas dyerve të mbyllura, krijon tensione në vend dhe e zgjon urrejtjen midis qytetarëve. Dëmet e shkaktuara nga veprimi i tillë mund të jenë të mëdha dhe largpamëse”, shtohet në kumtesën e VMRO-DPMNE-së.