VMRO-DPMNE vlerëson se LSDM-ja dhe Soros vazhdojnë ta gënjejnë opinionin, por se kjo nuk u kalon, sepse, siç thonë nga partia, populli nuk lejon të gënjehet dhe nënçmohet.
“Gënjeshtra e fundit nga kuzhina e LSDM-së dhe Sorosit të cilën opinioni mund ta shohë është grupi i pavarur i deputetëve në Kuvend. Për çfarë grupi të pavarur deputetësh në Kuvend bëhet fjalë kur në të janë Ivana Tufekxhiq, Pavle Bogoevski dhe Stevo Pendarovski, të dëgjueshmit e kriminelit të aboluar Zoran Zaev”, theksoi në konferencën e sotme për media Kërste Jovanovski nga VMRO-DPMNE. Shtoi se grupi i njëjtë ” i ashtuquajtur deputetë të pavarur”, para disa muajve opinionit i kanë shitur tregimin se janë aktivist civil, ndërsa dorë për dorë me LSDM-në dhe Zaevin kanë organizuar protesta, se monumentet historike i kanë shkaktuar dëm objekteve nëpër qendrën e qytetit.