Përfaqësuesi i Malit të Zi dhe i Bosnjës në Këshillin e Evropës kanë vptuar kundër Raportit për anëtarësim të Kosovës në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës. Kjo ka bërë që të reagojë ashpër kryetarii Unionit Demokratik të Shqiptarëve në Mal të Zi, Mehmet Zenka, i cili ka akuzuar pushtetin e Podgoricës se është dorë e zgjatur serbo-ruse.
“Duke votuar kundër pranimit të Kosovës në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, lëvizja e përfaqësuesit tonë ishte e pritur dhe e paralajmëruar paraprakisht.
Kjo dëshmon se Mali i Zi përfaqësohet nga njerëz, për të cilët politika partiake është më e rëndësishme se interesat shtetërore të Malit të Zi. Sado që retorika e koalicionit ‘Për të ardhmen e Malit të Zi’ filloi të jetë më e butë, megjithatë faktet tregojnë se Mali i Zi gjithnjë e më shumë po bëhet zonë e interesave dhe ndikimit rusoserb”, ka thënë Zenka, ndërsa ka shtuar se vota kundër pranimit të Kosovës në APKE është në frymën e politikës së botës serbe.
Deklarata e plotë e kryetarit të Unionit Demokratik të Shqiptarëve, njëherësh deputet në Parlamentin e Malit të Zi, Mehmet Zenka:
Një lajm i mirë vjen sot nga Komisioni i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Çështjet Politike dhe Demokracinë i cili votoi të mërkurën për miratimin e një “opinioni statutor” që rekomandon që aplikimi i Kosovës për anëtarësim në organizatën për të drejtat e njeriut duhet të pranohet.
Anëtarët e delegacionit të Kosovës konfirmuan se 31 shtete të Këshillit të Evropës votuan pro, katër kundër dhe një abstenoi.
Dy anëtarë të delegacionit serb dhe anëtarë nga Mali i Zi dhe Bosnja e Hercegovina votuan kundër, ndërsa një përfaqësues grek abstenoi.
Edhe një dëshmi e radhës që kjo qeveri e Malit të Zi ka marrë drejtimin e politikës Ruso-Serbe. Kjo e arsyeton plotesisht refuzimin e Unionit Demokratik të Shqiptarëve që të jemi pjes e kësaj qeverie ku dominon politika pro-serbe.