Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, sot i porositi ambasadorët e Serbisë në Portugali, Austri, Shqipëri, Nigeri dhe Këshillin e Evropës, për angazhim të shtuar në përputhje me siç i quan ai “interesat kombëtare të Serbisë”. Ky takim i Daçiqit me ambasadorët e Serbisë në vende të ndryshme të Evropës dhe botës, përfshirë këtu edhe Shqipërinë ka të bëjë me agjendën e tij të ashpër anti-Kosovë.
Daçiq i ka njoftuar të gjithë ambasadorët e Serbisë në detaje rreth situatës në Kosovë dhe për veprimet siç i quan Serbia, “të njëanshme”, të Kosovës që çuan në ndërprerjen e dialogut.
Në bisedime ndaras me ambasadorët serbë, Vuçiq përsëriti prioritetet e politikës së jashtme të Serbisë dhe urdhëroi angazhimin e shtuar të ambasadorëve në përputhje me interesat kombëtare të Serbisë.
Ambasadorët e kanë informuar detajisht Daçiqin për gjendjen në vendet në të cilat ata përfaqësojnë Serbinë, e veçanërisht për marrëdhëniet bilaterale të këtyre vendeve.
Ambasadori serb në Portugali Olivec Antiq, Nebojsha Rodiq në Shqipëri, Miroljub Zariq në Nigeri, Gjuro Likar në Nigeri dhe ambasadori i Serbisë në Këshillin e Evropës. Aleksandër Gjuroviq thanë se do t’i ndjekin këshillat e Daçiqit.
Në të ashtuquajturën “interes kombëtar i Serbisë”, bën pjesë edhe Kosova e gjithashtu pengimi i saj për anëtarësim në organizatat ndërkombëtare dhe pengimi i saj në procesin integrues.
Ministri i jashtëm serb, Ivica Daçiq tash e një kohë të gjatë bënë hapur fushatë të ashpër kundër shtetit dhe shtetësisë së Kosovës, por deri më tani kjo nuk është dënuar asnjëherë.
Daçiq dhe Serbia ishin fajtorë pse Kosova vitin e kaluar dështoi të anëtarësohej në INTERPOL, gjë që çoi deri në vendosjen e taksës 100 për qind për mallrat serbe.