Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, në një konferencë për media të premten ka prezantuar draft-rezolutën që kjo parti do të prezantojë në Kuvendin e Kosovës e ku kërkohet dorëheqja e Qeverisë së Kosovës përmes një mocioni.
“Të gjitha parametrat e deri tanishme në tre vjetorin e kësaj qeverie kanë dëshmuar që janë plotësuar të gjitha kushtet që Qeveria të përmbyll mandatin e saj me dorëheqje duke votuar në Kuvendin e Kosovës mocionin për shkarkim”, është pika e parë e kësaj rezolute sipas Tahirit.
Pika e dytë e kësaj rezolute, ka theksuar Tahiri, sugjeron që Kuvendi i Kosovës të vetë-shpërbëhet dhe vendi të shkojë në zgjedhje.
Ndër të tjera Tahiri ka theksuar se mocioni i AAK-së duhet të votohet në atë mënyrë që të shpërbëhet Kuvendi i Kosovës.
(AP)