“Kur arrita në Sheshin Taksim, një nga ushtarët pyeti, ‘Çfarë ka ndodhur, pse je këtu?’ Unë i thash: ‘Do të jetë rrezik për ty, duhet të shkosh në shtëpi.’ Kjo fotografi është e ushtarit të fundit në shesh që nuk u arrestua. “Situata ishte shumë e tensionuar. Personi në anën e majtë është një polic i njësitit special duke thënë ‘Duhet ta ndalni këtë. Ma jep armën.’ Ushtari i thoshte: ‘Nuk ta dhe armën. Kam marrë urdhra, nëse tenton ta marrësh nga unë, do të filloj të gjuaj’. Ky diskutim zgjati ndoshta një minut dhe pastaj polici e arrestoi ushtarin… Shumë ushtarë menduan se ishin në ushtrimet që i ka ushtria. Ndoshta tani ata janë ende në burg. Është mjaft e trishtë”. Sedat Suna, fotograf i EPA, duke spjeguar tentim grusht shtetin në Stamboll.
Kur presidenti amerikan Barack Obama, bëri vizitën historike në Kubë, fotografi i agjencisë Reuters, Alberto Reyes, e dinte saktësisht ku duhej të ishte. Ai shkroi se “një motorist nga lagjja, që ishte i angazhuar nga Reuters, më tregoi lokacionin ku do të mund të shihej aeroplani nëse vinte në atë drejtim. E dija lokacionin e duhur kur pash aeorplanët e Shtëpisë së Bardhë duke arritur, para Forcës Ajrore. Kishte shumë njerëz në rrugë duke pritur aeroplanin. Ishte moment i rëndësishëm për shumë njerëz. Një banor më tha “erdhi aeroplani”, para se unë t’i dëgjoja turbinat. “Të gjithë këto e bënë këtë moment të paharruar për mua”.
“Një fat shumë i madh më solli te kjo fotografi e meteorit që binte mbi një Vullkan në gadishullin Kamchatka në Rusi”. Fotografi Tomas van der Weijden ishte në një udhëtim për të bërë fotografi të natyrës, që rastisi me vullkanin që nuk ishte aktivizuar për 2 vjet.
Për Abir Sultan, kontaktet që kishte me banorët, ishin kryesore për realizimin e kësaj fotografie në ngjarjen vjetore të Zjarrit të Shenjtë që ndizet në Jerusalem. “Unë e njoh patriarkun mirë kështu që e pyeta nëse mund të ngjitem lartë, për të parë ceremoninë”.
Robin Roy është bërë hit i internetit me këtë fotografi, kur ajo e pa nga afër presidentin amerikan Donald Trump, gjatë kampanjës së tij në fushatë presidenciale, moment që e kishte kapur fotografi i Reuters, Brian Snyder. Kjo fotografi u përdor edhe për montazhe dhe shaka të ndryshme. Roy tha se “e dua Trumpin shumë, sa që nuk më intereson se çfarë thonë njerëzit”.
“Pse e mbyti”, pyeti një person në Instagram, kur fotografi e postoi këtë fotografi. “Ujku do t’i jepet autoriteteve lokale. Është një program që autoritetet janë para për ujq të vrarë sepse janë të rrezikshëm”.
Kur Franca u godit nga protestat e dhunshme për shkak të ndryshimit të Ligjit të Punës, fotografi i AFP, Jean Philippe Ksiazek, kapi momentet më të rëndësishme. “U përkula t’i fotografoj lulet në tokë në mes të protestës, kur një person i kapi ato”.
Veterani i fotografive gjatë luftës, Goran Tomasevic, e dinte se kishin mbetur pak minuta deri në sulmin ajror në pjesën e kapur nga Shteti Islamik. “Ishte afër dhe kishte shumë panik. Njerëzit bërtisnin, vraponin, derisa tymi të kaplonte”.
Ieshia Evans u bë simbol i lëvizjes “Black Lives Matter” në SHBA, pas arrestimit të saj gjatë një proteste. Jonathan Bachman, fotograf i Reuters, tha se “U ktheva dhe shikova në krahun tim të djathtë kur e pash një femër duke qëndruar në rrugë. E dija se çfarë do të ndodhë”.
“Suksesi i udhëtimit tim ishte të bëja këtë fotografi. Më në fund dëgjova se ky dhëmb ishte gjetur dhe vrapova drejt pyllit. Nga largësia i pash se si po e pastronin dhe ecja në atë drejtim duke fotografuar pa ndalur”, tha Amos Chapple, fotograf i RFE-së.