Këngëtarja më famë botërore, me origjinë shqiptare, Dua Lipa, do të performojë në Londër në muajin tetor.
Ajo përmes llogarisë së saj në Instagram ka bërë të ditur se më 17 tetor do ta ketë një performancë në hapësirat e muzeut Royal Albert, në qytetin ku është rritur, në Londër.
“Ky është një vend aq special e ikonik dhe mezi po pres të ndaj me ju këngët e mia live”, ka shkruar Lipa.
Ajo gjithashtu ka cekur se të gjithë që e kanë porositur paraprakisht albumin e saj e që do të qëndrojnë në Irlandë e në Britani rreth asaj periudhe do të ju lejohet qasje më e hershëm në blerjen e biletave për performancën në fjalë.
Këngëtarja së shpejti pritet të publikojë album e saj të ri “Radical Optimism” për të cilin ka thënë se do të dalë në shitje më 3 maj.