Shkup, 15 qershor – Pas përgatitjeve paraprake në nivelizimin dhe tamponimin e sipërfaqes rrugore, filloi faza e tretë e asfaltimit të rrugës regjionale Radushë-Kondovë. Ky është vazhdim i fazës së tretë, ku kontribut të veçantë kanë dhënë NP Rrugët e Maqedonisë, Agjencia për rrugë shtetërore, e kështu me radhë. Ministria e Transportit dhe lidhjeve edhe për vitin dhe 2017 kanë siguruar 10 milionë denarë, kur do të zhvillohet faza e tretë dhe përfundimtare. Qytetarët e kësaj ane shprehen të kënaqur qe vazhduan punimet e kësaj rruge dhe shpresojnë se ky investim do kontribuoj për të lidhur fshatrat e Sarajit me një infrastrukturë të rregulluar ku qytetarët të lëvizin më lirshëm.