Në parkun afër rrugës “Kemal Sejfulla” në Çair filloi aksioni i mbjelljes së 400 drunjve të llojit të blirit, kumtuan nga komuna.
“Do të ndihemi shumë krenarë si qytetarë kur pas disa vitesh do të kalojmë në këto pjesë të komunës dhe do të shohim frytin e aksionit që kemi filluar”, tha kryetari i Komunës së Çairit Visar Ganiu, i cili mori pjesë në fillimin e aksionit.
Ganiun në aksionin e shoqëruan edhe figura e shquar e futbollit vendor dhe e K.F. Shkupi Nexhmedin Memedi, kryetari i Këshillit Komunal Zahir Bekteshi dhe këshilltari i Qytetit të Shkupit Besnik Ajeti.
Aksioni, siç potencohet, do të vazhdojë edhe gjatë javëve në vijim në më shumë pjesë të komunës, kryesisht parqe dhe oborre të shkollave. (koha.mk)